E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër

Tiranë, 9 Janar NOA - Komisioni Ndërministror nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Emergjencave Civile i cili i është drejtuar për ndihmë emergjente Qendrës së Emergjencave të NATO-s (EADRCC) dhe Qendrës së Emergjencave Europiane (MIC-ut), ka marrë sot frytet e para të kërkesës. Të dy qendrat i drejtuan një apel vendeve anëtare për dhënien e ndihmës vendit tonë sipas kërkesave dhe specifikimeve të kryera nga pala shqiptare.

Sakaq pritet të mbërrijnë nga Italia me dy helikopterët ndihma në medikamente mjekësore. Kurse ekipet greke kane mbërritur prej më shumë se dy orësh në pikën kufitare të Kakavijë dhe janë duke udhëtuar drejt Shkodrës. Deri tani nga kontaktet me EADRCC dhe atyre bilaterale raportohet se kanë ofruar ndihmë këto vende: Italia Helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Sllovenia 13 Gjeneratorë (GNR) Austria 8 Gjeneratorë (GNR) Greqia 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motor, 7 pompa të fuqishme. Itali 12 Autobote, pompa, Varka, Tenda, Gjeneratorë, Ushqime, medikamente dhe veshje. Franca 12 pompa dhe 8 Gjeneratorë. e.r/NOA - FOTOT Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›