Përmbytjet, ministri Basha flet mbi situatën e minutave të fundit në Shkodër
Tiranë, 9 Janar NOA - Nivelet e ujërave sot në mesditë po ruajnë të njëjtin nivel që nga dita e djeshme deklaroi sot ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ndësa aksi i rrugës nacionale Shkoder-Tiranë në harkun e Bërdicës është bërë i kalueshëm. Niveli i lumit të Bunës është aktualisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike. Në takimin e sotëm të KEC nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha u ndanë detyra dhe u aktivizuan strukturat e ushtrisë për
: 1. Evakuimin e 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër. 2. Evakuimi i 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë. 3. Evakuimi i komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Komuës Bushat 4. Vazhdimi i dërgimit të ndihmave në komunën e Dajçit dhe Velipojës 5. U përcaktuan magazinat e akomodimit të ndihmave ushqimore që po vijnë nga rezervat e shtetit në Repartin e Gjadrit dhe në Uzinën e Telave 6. Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve do të vazhdojnë punimet për përfundimin e përforcimit të argjinaturës së Spathait. Gjatë ditës së djeshme është punuar intensivisht dhe brenda ditës së sotme vazhdojnë punimet për riparimin përfundimtar të kësaj argjinature. 7. Nga DBUMK po bëhen kërkesat për plotësim të nevojave që kanë aktualisht njësitë vendore për bagëtitë. 8. Po bëhet planifikimi për shpërndarjen e vazhdueshme të ndihmave ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, sipas kërkesave të këtyre komunave. Informacioni deri në mesditë për numrin e të evakuuarve dhe ndihmat ushqimore të dërguara: r Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuar Shtëpi të përmbytura 1 Bashkia Shkodër 250 ha 448 330 2 Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187 3 Komuna Ana Malit 1200 ha 282 180 4 Komuna Velipojë 2000 ha 25 50 5 Komuna Bërdicë 1800 ha 370 300 6 Komuna Guri Zi 1000 ha 730 200 7 Komuna Bushat 1700 ha 312 150 8 Komuna Qendër, M.Madhe 50 ha 10 8 Gjithsej 10.000 ha 4177 persona 2405 shtëpi STATISTIKE E NDIHMAVE USHQIMORE TË DERGUARA PRANË NJËSIVE VENDORE Nr Artikuj ushqimor Nj/m Bashkia shkodër Komuna Bushat Komuna Dajç Komuna ana malit Total 1 Sheqer Kg 500 1000 2500 2000 60000 2 Vaj Litër 450 900 2250 1800 5400 3 Makarona Kg 500 1000 2500 2000 6000 4 Konserva Kg 100 250 650 500 1500 5 Detergjent Kg 250 500 1250 1000 3000 6 Sapun Copë 200 200 800 800 2000 7 ujë Bidona 5l 924 100 500 1524