Ministria e Brendshme marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

Ministria e Brendshme dhe Universiteti i Tiranës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fokus të së cilës është rritja e kapaciteteve profesionale të nëpunësve të Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe zgjerimit të kapaciteteve kërkimore-shkencore të Akademisë së Sigurisë.
Në fjalën e tij, ministri Balla u shpreh se Shqipërisë i duhet një polici e standardeve më të mira europiane.
“Sfida për një rritje cilësore të nivelit profesional dhe trajnimin e policisë së shtetit, është sfidë e hapur.
Sfida për të vetë pastruar Policinë e Shtetit ka hyrë në një fazë të re që kërkon partneritete me institucione që prodhojnë kuadro me nivel të mirë dhe cilësor arsimor.
Ndërsa brenda strukturës së shtetit po krijojmë mekanizma që synojnë të promovojnë njerëz me nivel të lartë profesional, po planifikojmë një të ardhme të afërt të Policisë së Shtetit e cila synon një ndryshim dhe theksin shkon te vetëpastrimi i plotë i Policisë së Shtetit.
Objektivi im për të shkuar së shpejti në Kuvend me ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit që do mundësojë një kuadër të ri dhe modern për rifreskimin e organizatës së Policisë së Shtetit”, tha Balla.
Ndalur te marrëveshja e nënshkruar, Balla u shpreh se kjo nismë do të shtrihet edhe në shkollat e mesme, pasi sipas tij, ka një rëndësi të veçantë informimi i të rinjve mbi parandalimin e aksidenteve rrugore.
Balla deklaroi se numri i të rinjve dhe të rejave të përfshirë në aksidente, është i lartë dhe shqetësues.
“Çfarë synojmë me këtë marrëveshje? Ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve tanë, punonjësve të Policisë së Shtetit si një prej prioriteteve të mia.
Përmirësimi cilëson dhe profesional i punonjësve të policisë së shtetit ka si parakusht rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimit akademik të Policisë së Shtetit. Zgjerimi i ofertës akademike dhe kapaciteteve kërkimore-shkencore të Akademisë së Sigurisë, qëllimi ynë.
Kjo nismë, do shtrohet edhe në shkollat e mesme për parandalimin e aksidenteve rrugore te të rinjtë, ku numri i tyre i përfshirë në aksidente është shumë shqetësues dhe i lartë”, tha ai.
/rtsh.al/