E Martë, 3 Nëntor 2026

Greqi/ Vrasja e tifozit, një shqiptar mes 5 të dyshuarve kryesorë

Pas hetimeve të policisë dhe dëshmive të mbi 100 të shoqëruarve, ka nisur të marrë formë pazëlli për gjetjen e autorit/ve të vrasjes së 29-vjeçarit grek mbrëmjen e së hënë (7 gusht) gjatë përleshjeve mes tifozëve të AEK dhe të Dinamo Zagrebit.

Hetimet e kanë çuar në 5 numrin e të dyshuarve kryesorë për vrasjen e Michalis Katsouri, një shqiptar, një kroat dhe tre grekë.

Sipas medieve greke, mësohet se shqiptarit dhe kroatit i janë gjetur thika të palosshme me gjak fill pas ngjarjes.

Ndërsa tre grekët kanë precedentë të rëndë penalë. Ata janë tifozë të organizuar të një skuadre greke dhe rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë.

Policia shoqëroi 105 persona, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre para efektivëve dhe kanë dhënë shpjegime për vepra penale që lidhen me veprimtarinë e organizatës kriminale, shpërthim dhe mbajtje lëndësh plasëse, por edhe për kundërvajtje si armëmbajtje pa leje, dhunë në bazë të ligjit të sportit, shthurje etj.

Pas ngushtimit të rrethit të të dyshuarve për vrasjen e 29-vjeçarit grek, këtë të premte (11 gusht) do të nisë lirimi i disa prej të shoqëruarve.

Rreth 30 nga të shoqëruarit pritet të dalin para gjykatës në grupe.

29-vjeçar grek, Michalis Katsouri humbi jetën mbrëmjen e së hënës (7 gusht) në Athinë, për shkak të përleshjeve mes tifozëve të AEK dhe të Dinamo Zagrebit. Tetë persona mbetën të plagosur, tre grekë dhe 5 kroatë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›