E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau ndërtuesin në Vlorë/ Gjykata lë në burg Rei Metën

Gjykata e Vlorës vendosi të premten të lërë nën arrest 33-vjeçarin Rei Meta për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau.

Masa e sigurise u vlerësua nga gjyqtarja, Emiljana Dhima, me kërkesë të prokurorit të çështjes, Arjan Xhaferi. 

Ngjarja ndodhi të hënën (7 gusht) në qytetin e Vlorës, kur viktima, 55 vjeç, hyri në fizik me të arrestuarin në një qendër interneti.

Meta pretendon se u detyrua ta godasë me grushte Meshaun si kundërpërgjigje ndaj agresionit të nisur prej vetë viktimës.

Sipas tij, motivi nuk qe ta vriste 55-vjeçarin, por të sqaronin kalimin e një apartamenti në pronësinë e tij, siç i ishte premtuar nga biznesmeni i ndjerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›