E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthime në gurore, banorët e Borizanës: Po na rrezikohen banesat. Policia bllokon lëvizjen e kamionëve

Një ditë pas protestës së banorëve të fshatit Borizanë për shpërthime të fuqishme në gurore, Policia Bashkiake e Krujës ka bllokuar sot lëvizjen e kamionëve drejt këtij fshati.

Mëngjesin e sotëm, banorët kanë shkuar në Polici, ku kërkuan ndërhyrjen e shtetit me pretendimin se nga shpërthimet në gurore, po u rrezikoheshin banesat.

Banorët e Borizanës u ngritën në protestë një ditë më parë (10 gusht), pas shpërthimeve të fuqishme që dëgjuan në gurore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›