Rama: Alternativa jonë do të dominojë më 8 maj
11/04/2011 PS vijon prezantimet e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Pogradeci ndalesa e radhës
Qyteti i Pogradecit ishte dje sërish stacioni ku forcat politike do të ndalonin për të prezantuar kandidatin që do garojë për kreun e bashkisë në zgjedhjet e 8 majit. Por kësaj radhe ishte Partia Socialiste ajo e cila prezantoi kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” në këtë qytet, Artan Shkëmbi. Ndërkohë që dy ditë më parë u prezantua kandidatura e “Aleancës për qytetarin”, ku do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo e cila do të ketë peshën e një përballjeje të tillë në qytetin e Pogradecit.
Deklarata
Në vlerësimin e kryetarit socialist me Shkëmbin që rikandidon për herë të tretë, pogradecarët kanë rifituar qytetin që kanë dashur. “Me kandidatin tonë Artan Shkëmbi kemi më në fund Pogradecin që ne duam. Rivali i tij, peng i Saliut. Zgjedhim Artanin që të shpëtojmë Luanin”, vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në takimin me mbështetës dhe anëtarë të Partisë Socialiste në Pogradec. Ndërkohë që gjatë prezantimit të kandidatit të majtë, kryetari i socialistëve nuk harroi të veçonte dhe një tjetër moment, e konkretisht alternativën që përfaqëson një kandidaturë e tillë përballë mazhorancës qeverisëse. “Ai është alternativa jonë ndaj politikës së vjetër, e cila punon dhe mendon për vete”, vlerësoi Rama, sa i takon një çështje të tillë.
Akuza
Kryetari i PS-së, Edi Rama, u ndal dhe te vota e 28 qershorit, ku akuzoi qeverisjen aktuale për manipulim të vullnetit të sovranit. Sipas tij, opozita është ndryshe nga qeveria që grabiti votën në zgjedhjet e kaluara. Madje në vlerësimin e kreut socialist ishte vjedhja e votës ajo e cila solli të këqijat që po përjeton sot vendi. “Ne jemi ndryshe, shqiptarët e kanë kuptuar. Që kur vodhën votat, vendi hyri në rrugë qorre. Sot është shtrenjtuar jetesa, kemi mbi 1 milion të papunë, pasi vjedhja e votës sjell të këqijat zinxhir. Ky zinxhir jam i bindur se do të këputet më 8 maj, për t’i thënë: ‘Kurrë më!’ grabitjes së votës, dhunës e torturave e vrasjeve. Më 8 maj të marrim hak për vjedhjen e votës”, theksoi Rama. Ndaj për këtë arsye, kreu i PS-së i drejtoi një thirrje shumicës në pushtet, duke i kërkuar që të mos tentojë të grabisë apo blejë votën.
Përballja
Kreu i PS-së paralelizoi rrugën e së ardhmes që ofron opozita me atë që ofron mazhoranca aktuale. “Rruga e tyre është ajo e dhunës, babëzisë, rruga e tyre nuk ka të ardhme për qytetarët. Partia Socialiste është e vetmja rrugë për qytetarët, për të ardhmen e tyre”, u shpreh Rama, gjatë prezantimit të kandidatit të majtë për kryetar bashkie në Pogradec.
Apeli
“Pogradecarët do të votojnë pa ngurrim, pasi PS është e vetmja rrugë. Saliu dhe Iliri nuk kanë vota për të marrë, por llogari për të dhënë”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij. “Më 8 maj, vota popullore do të këpusë zinxhirin e të këqijave”, nënvizoi ai. Dy ditë më parë, në këtë qytet hapi fushatën elektorale dhe kreu i mazhorancës, Kryeministri Sali Berisha.
Motoja e fushatës
Në prezantimet e kandidatëve për kryetar bashkie e komune në zgjedhjet e 8 majit, që kreu socialist Edi Rama ka nisur të bëjë që prej 7 prillit, dominon një frazë e njëjtë për të gjithë konkurrentët e të gjitha bashkive. Kështu, përveç sloganit që shoqëron këtë fushatë të “Aleancës për të ardhmen”, socialistët kanë përqafuar një frazë, ku emri i kandidatit është ai i duhuri për komunitetin. “Fatos Tusha është Lushnja që dua. Është alternativa jonë ndaj politikës së vjetër të ndasive dhe fjalëve që helmojnë. Sot jemi e vetmja rrugë për të gjithë ata, qofshin socialistë, qofshin demokratë, qofshin pa parti”, është fraza e njëjtë për të gjitha prezantimet.