Të enjten Kuvendi do të votojë ligjin për amnistinë
11/04/2011 Seanca e fundit plenare
Kuvendi i Shqipërisë, të enjten do të zhvillojë seancën e fundit postelektorale, për të rifilluar punën pas garës elektorale të 8 majit. Me konsensus mes tyre, deputetët e të dyja kampeve kanë vendosur ndërprerjen e punimeve të Kuvendit për shkak të angazhimit të tyre në fushatën zgjedhore, në zonat elektorale që ata përfaqësojnë. Me procedurë të përshpejtuar, Komisioni i Ligjeve miratoi të enjten e kaluar projektligjin “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor”, apo siç quhet ndryshe ligji për amnistinë. Pas miratimit me vetëm votat e deputetëve të mazhorancës në këtë komision, është përcaktuar që votimi i këtij ligji në Parlament do të bëhet në seancën plenare të së enjtes. Projektligji i paraqitur nga qeveria për amnistinë fiskale ka nxitur debate mes deputetëve të PS-së dhe PD-së në Komisionin Parlamentar të Ligjeve të enjten e kaluar. Mbledhja e fundit e këtij komisioni u zhvillua paralelisht me seancën parlamentare, në ambientet e Parlamentit dhe jo të Kryesisë së Kuvendit. Pavarësisht kundërshtimit të opozitës për kalim të këtij projektligji, deputetët e mazhorancës vijuan punën me shqyrtimin dhe miratimin në parim dhe nen për nen për projektligjin në fjalë.
Mbledhja e sotme
KQZ cakton vendet e numërimit për Kukësin dhe Lezhën
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të caktojë vendet e numërimit të votave për ZAZ-të e qarkut të Lezhës dhe të Kukësit. Pas miratimit të vendeve të numërimit për ZAZ-të e dy qarqeve të veriut, KQZ-ja pritet që të zhvillojë sot një ditë të ngjeshur pune. Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të këtij institucioni, ajo pritet të marrë në shqyrtim dhe një sërë kërkesash ankimore të paraqitura nga subjekte të ndryshme zgjedhore. Në listën e këtyre kërkesave ankimore bie në sy fakti që 12 nga 14 kërkesat e paraqitura në KQZ për shqyrtim të vendimeve i përkasin KZAZ-së numër 14 në Elbasan, e cila nuk ka bërë regjistrimin e një sërë listash shumemërore “për këshillin e komunës Labinot-Mal”. Gjithashtu, shtatë anëtarët e KQZ-së, pas rikthimit të së premtes së opozitës në mbledhjet e këtij komisioni, do të shqyrtojnë dhe kërkesën ankimore për kundërshtim të vendimeve të KZAZ-së numër 16 në Qarkun e Vlorës “Për mosregjistrimin e listës shumemërore për këshillin e Bashkisë Sarandë”. Në ditën e zyrtarizmit të hapjes së fushatës, të premten e kaluar, opozita i ka dhënë fund bojkotit të saj në mbledhjet e KQZ-së.