E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Brendshme përgënjeshtron lajmet për eskortën e kryeminsitrit

18-08-2012 / Gazeta 55

“Këto informacione të pavërteta kanë dezinformuar opinionin publik”

Ministria e Brendshme përgënjeshtron lajmet e dhëna në disa media lidhur me eskortën e kryeministrit Berisha, duke saktësuar se këto të përditshme me këto informacione të pavërteta kanë dezinformuar opinionin publik. Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Brendshme sqaron si vijon: Të gjitha personalitet e larta të vendit, por edhe të huaj që vizitojnë Shqipërinë, kanë gjithë mbrojtjen dhe sigurinë e plotë në veprimtarinë e tyre, nga Garda e Republikës. Pas ardhjes në pushtet të PD-së, në vitin 2005, bazuar në premtimin e saj për Qeveri të vogël dhe pa badiguardë, si në të gjithë sektorët ashtu edhe në Gardën e Republikës u kryen reforma të thella. Këto reforma -vijon saktësimi i Ministrisë së Brendshme bënë të mundur që efektivi i saj të zvogëlohej me një të tretën e efektivit të saj të mëparshëm. Konkretisht, efektivi i Gardës së Republikës ka sot 1377 punonjës ushtarakë dhe civilë, kundrejt 1969 punonjës që kishte në vitin 2005. Kurse grupet e shoqërimit të Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit janë numerikisht disa herë më pak se sa ishin ato para vitit 2005. Saktësisht: nga 40-50 efektiva që kishin para vitit 2005, ato kanë sot një efektiv prej 13-17 efektivë secili, duke zvogëluar me tre herë shpenzimet-përfundon njoftimi i Ministrisë së Brendshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›