Tiranë, zjarr në kodrat e Ndroqit
Një zjarr është shënuar në zonën e Ndroqit në Tiranë. Vatrat e zjarrit janë shënuar mesditën e sotme, ku një sipërfaqe e konsiderueshme e kodrave përballë Ndroqit, kryesisht me shkurre është përfshirë nga flakët. Ndërkaq mësohet se zjarri momentalisht nuk rrezikon banesat përreth, ndërsa mësohet se flakët po përparojnë me shpejtësi, ndihmuar edhe nga era. Sipas shërbimeve zjarrëfikëse, ndërhyrja e tyre për shuarjen e flakëve po bëhet e vështirë si rezultat i terrenit jo të përshtatshëm.