E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme, takim mbi forcimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Forcimi i kapaciteteve të Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri ishte në fokus të takimit të zhvilluar sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u vu theksi te gjetja e mundësive të financimit, përmes aplikimit të një projekti pranë Bankës Botërore.

Pjesëmarrësit u pritën nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, ndërsa konferenca u drejtua nga drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), Arben Cara.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, AKMC, Policia e Shtetit, MBZHR, bashkitë, Garda e Republikës, ASIG, si dhe përfaqësues nga zyra e OSBE, UNDP, Bankës Botërore, Komisionit Europian, Ambasadës zvicerane, projektet TAFF-FRISC, PPI etj.

Diskutimet u fokusuan në forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë si dhe në standardizimin e sistemeve të ndërhyrjes dhe emergjencave.

Po ashtu në takim u diskutua mbi mundësitë e financimit përmes programeve ndërkombëtare, si dhe mbi koordinimin ndërinstitucional për rritjen e gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave.

Konferenca u vlerësua si një tjetër hap drejt ndërtimit të një sistemi modern, të koordinuar dhe më efikas për sigurinë civile në Shqipëri.


/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›