Shkodër, përmbyten tokatbanorët apel qeverisë
SHKODëR- Banorët e fshatit Beltojë të komunës Bërdicë në Shkodër përjetojnë përmbytjet e tokave të tyre në cdo stinë. Në dimër nga shkarkimet e hidrocentraleve ndërsa në verë nga mungesa e investimeve në kanalet kulluese.
Që prej vitit 1990, kanalet kulluese të këtij fshati nuk janë pastruar , gjë që sjell përmbytjen e mbi 50 hektarë tokë të kësaj zone gjatë stinës së verës.
Sipas banorëve cdo vit dëmtohen të mbjellat, kryesisht pemët frutore dhe perimet të cilat janë i vetmi burim të ardhurash për familjet e prekura nga ky fenomen.
Vetë banorët janë ankuar disa herë pranë komunës ndërsa përgjigja që marrin prej më shumë se 20 vitesh vazhdon të jetë e njëjtë, po presim fondet.
Të lodhur nga premtimet e 20 viteve, këta banorë kërkojnë nga shteti që të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.
(e.n/news24/BalkanWeb)