E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Bujqësisë investime pa tender në zonat e Shkodrës

Në situatën pas përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Ministria e Bujqësisë ka përcaktuar përparësitë kryesore të ndërhyrjeve në këtë zonë, për rehabilitimin, rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të mbrojtjes nga përmbytja dhe kullimi.

Në përparësitë kryesore përfshihen: rikonstruksioni i plotë i argjinaturës së Çasit, me gjatësi rreth 1 km, mbrojtje nga lumi Drin në Ashtë; rikonstruksioni i argjinaturës së lumit Kir; rehabilitim dhe rikonstruksion i argjinaturave në lumin Buna (gjithsej 30.2 km); argjinatura Shirq-Belaj (Dajç) në 13.2 km; argjinatura Pentar Luarzë në 7 km; argjinatura Pulaj Reç në 7 km; argjinatura Daragjat-Bërdicë në 3 km;, rehabilitimi dhe rikonstruksioni i kolektorit nga Ura e Gjo Lulit deri në Vilun, etj.

Gjithashtu, përparësi do të jetë rehabilitimi dhe rikonstruksioni i argjinaturës së lumit Kir për mbrojtjen e qytetit të Shkodrës, rehabilitimi i infrastrukturës së kullimit në zonën e NënShkodrës, rikonstruksioni i argjinaturës së Torovicës (Lezhë) etj. Po ashtu, akti normativ i mësipërm u miratua sot edhe nga komisioni i Ekonomisë.

                                                                                             2011-02-09 07:26
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›