E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, arrestohet 26-vjeçari për falsifikim dhe kontrabandë

Shërbimet e Komisariatit Policisë Peqin, pasi kanë ndaluar mjetin, i kane kërkuar drejtuesit shtetasi Hajri Shehu, dokumentimin e identifikimit, ku ky i fundit dispononte një dokument policie ku i është prezantuar si punonjësi i policisë së burgjeve.

Nga verifikimet e bëra, prej një harku kohor të shkurtër, rezultoi se dokumenti i policisë i cili shtetasi i mësipërm dispononte ishte tërësisht i falsifikuar, nga ku e kishte siguruar në mënyrë të pa ligjshme.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra, rezultoi se targat e mjetit BR 5133 A, ishin të vjedhura dhe nuk i përkisnin mjetit tip Audi. Nga kontrolli i ushtruar mjetit tip Audi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 (njëqind) kg kafe, e cila nuk dispononte asnjë faturë tatimore dhe që kishte si destinacion tregun e Beratit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

                                                                                             2011-02-09 07:46
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›