Tre te arrestuarit lene qelite e 313
Njeri pas tjetrit tre te liruarit nga gjykata dolen nga dera ku kishin hyre me pranga ne duar futur per here te pare ne mars te vitit 2008. Ne kete kohe ata u arrestuan me akuzen se kishin shkaktuar shperthimin qe shkaktoi vdekjen e 26 personave e plagosi me shume se 300 te tjere. Asokohe gjykata vendosi ndaj kater
personave masen e sigurise arrest me burg pa afat. Por ky afat perfundoi pikerisht dje. Mihal Delijorgji Ylli Pinari e Sokol Ngjeci kaluan porten e burgut 313 ne zbatim te vendimit te gjykates por qe kete here caktoi per ta arrest shtepie. Per shkak te pranise se madhe te mediave te pandehurit shfaqeshin te shperqendruar derisa gjenin me sy mes njerezve njerezit qe i prisnin. Ishte ora 1738 kur nga kanati i kembesoreve u shfaq i pandehuri Sokol Ngjeci. Ish-specialist i MEICO-s ishte i pari qe la qelite e paraburgimit Jordan Misja. Menjehere ai u gjend mes duarve te dy djemve te tij qe e drejtuan tek makina me te cilen u larguan drejt baneses. Pas tij ne nje hark kohor prej 3 minutash nga paraburgimi u larguan edhe dy te pandehurit e tjere. I dyti ne radhe ishte Mihal Delijorgji ish-administratori i shoqerise Albademil. I veshur sportiv me atlete te bardha xhinse dhe me nje xhup ngjyre bezhe Delijorgji beri paraden e tij para kamerave. Portreti i Delijorgjit ishte me enigmatiku nga kater te pandehurit e dosjes Gerdeci. Kjo per shkak se shfaqja e tij e vetme ne media pas ngjarjes se Gerdecit ishte diten e caktimit te mases se sigurise arrest me burg. Imazhi i tij u fiksua atekohe teksa futej ne automjetin e policise ne daljen e pasme te Gjykates se Tiranes. Ne vijim ai nuk eshte paraqitur ne asnje seance te gjykimit Gerdeci. Nje nga punonjesit e burgut e shoqeroi ate dje deri tek nje automjet tip Touareg i cili e priste pak metra larg portes se 313-es. Ne ndenjesen e parme te pasagjerit te Touareg-ut i cili qendroi me teper se 2 ore ne pritje te daljes se Delijorgjit ishte nje nga avokatet e tij mbrojtes ne proces. Ne vijim nga qelite e 313-tes doli i pandehuri Ylli Pinari. Ai u drejtua nga e majta e portes atje ku e prisnin ne nje automjet familjaret e tij. Burime prane paraburgimit 313 pohuan dje se vendimi i shkurtuar i gjykates ne baze te te cilit do te kryhej lirimi i menjehershem i te pandehurve mberriti ne administraten e institucionit rreth ores 15.30. Koha ne vijim u nevojit per kryerjen e procedurave te nevojshme per largimin nga ambientet e paraburgimit. Me pare ne seancen e djeshme gjykata u kerkoi te pandehurve saktesimin e adresave te shtepive te tyre adresa nga te cilat jane te urdheruar te mos largohen.
ARMAND BAJRAMI