E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka takon Blinken: Marrëdhënia jonë bazohet në themele të qëndrueshme

Teksa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë dialogun për partneritetin strategjik, takimit i është bashkuar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken është takuar me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ku i ka konfirmuar thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat me rëndësi si mbrojtja, siguria dhe energjia.

Duke vlerësuar aktin e strehimit të afganëve, Blinken tha se SHBA do të jetë mirënjohëse ndaj  Shqipërisë si një aleat që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë.

“Shqipëria e vlerëson shumë partneritetin e saj strategjik me SHBA-të  dhe jemi të bindur se kjo marrëdhënie do të thellohet dhe zgjerohet më tej në të ardhmen duke u bazuar në  themelet e qëndrueshme të miqësisë midis vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Xhaçka.

Prej dy ditësh në Washington DC është duke u zhvilluar dialogu strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku dy delegacionet kanë diskutuar në çështjet më të rëndësishme për të dyja qeveritë që nga siguria kibernetike, thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, ndihma e dhënë ndaj Ukrainë, forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›