IOM sistem statistikor për emigrantët e kthyer

Ministri e informoi znj. Held rreth përpjekjeve të Ministrisë së Punës për realizmin e prioriteteve në fushën e mbrojtjes sociale, punësimit dhe migrimit.
Duke u ndalur në këtë të fundit, Ksera theksoi se vëmendja e strukturave të Ministrisë është përqendruar në ndërmarrjen e hapave konkretë për fuqizimin e kapaciteteve institucioanle për pritjen dhe asistimin e emigrantëve të kthyer veçanërisht nga vendet fqinje si pasojë e krizës ekonomike që ka përfshirë ekonomitë e tyre.
”Fluksi i kthimeve mund të konsiderohet normal, deklaroi Ministri, por ne jemi përgatitur edhe në rast të rritjes së tij. Emigrantëve të kthyer u ofrohet menjëherë informacioni i domosdoshëm dhe i plotë rreth legjislacionit dhe situatës në fushën e tregut të punës, shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore, arsimit, etj. Po ashtu, shtetasve shqiptarë të kthyer që kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme u ofrohet ndihmë ekonomike, formim profesional dhe shërbime ndërmjetësimi në tregun e punës”.
“Kthimi i shtetasve shqiptarë nga emigrimi pas 20 vjetësh ka sjellë edhe një rigjallërim të tregut të punës në vend, theksoi Ministri i Punës, pasi pjesa më e madhe e të kthyerve ofrojnë në tregun e punës aftësi më të mëdha, duke rritur cilësisht dhe në mënyrë sasiore konkurrencën. Kështu, tregu i punës tani ofron krah të lirë më të kualifikuar, por nga ana tjetër ,një pjesë e madhe e të kthyerve kanë investuar kursimet e tyre duke ngritur ekonomike që kanë çliruar jo vetëm kapital monetare por njëkohësisht kanë krijuar vende pune”, shtoi ai.
Znj. Held u tregua e gatshme të mbështesë iniciativat e institucioneve shqiptare në fushën e migrimit, duke përfshirë edhe ngritjen e një sistemi të plotë dhe të besueshëm statistikor. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se zhvillimi i emigrimit qarkullues, kohët e fundit ,veçanërisht me Italinë është një nga zhvillimet më pozitive në fushën e migracionit, pasi shoqëria dhe ekonomia shqiptare ka nevojë për kapitalet dhe kapacitetet që ofrojnë emigrantët, veçanërisht ata që vijnë nga një histori suksesi në emigracion./Start/
2012-04-26 16:46