Tiranë, goditet baza e falsifikimit të dokumenteve

Policia bëri me dije se në qendrën e basteve, janë gjetur pajisjes moderne dhe makineri për të falsifikuar dokumentet.
Për rastin, policia ka shoqëruar 4 persona në polici, përkatësisht shtetasit Mariglen Nikaj e Qazim Hysko, 61-vjeç, të cilët janë arrestuar, ndërsa shtetasit Lulzim Murthi, 57 vjeç, e Behar Mata, 36 vjeç, janë ndaluar. Shtetasit Nikaj dhe Hysko, ishin të njohur edhe më parë nga policia për veprimtarinë e falsifikimit të dokumenteve.
Policia tha se kryesisht dokumentet e gjetura të falsifikuara janë dokumentet për automjetet. Gjithashtu, janë sekuestruar dëftesa e vërtetime shkollore si edhe dokumente të tjera që përdoren për pajisjen me patenta. Policia bëri me dije gjithashtu, se dokumentet e falsifikuara shiteshin përkundrejt një shume prej 15-50 mijë lekëve të reja. /Start/
2012-04-26 17:02