E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Edi Rama sot shpifi sërish

Tiranë, 30 Korrik, NOA Sot Edi Rama, në daljen e tij të re para mediave, shpifi! Shpifi dhe trilloi përsëri për situatën ekonomike. Njeriu që vetëm një muaj e gjysmë më parë, e konsideroi krim rritjen e pensioneve, u paraqit sot me lot krokodili për pensionistët shqiptarë.

Ky ka qenë reagimi zyrtar i ministrisë së Financave mbi deklaratat e radhës prej selisë rozë nga kryetari i saj në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët për krizën ekonomike në vend.

Rama dhe partia e tij, kur ishin në pushtet, kishin një fond total për pensionet prej 15 miliard lekësh kundrejt 109 miliard lekë, që është fondi aktual, i cili shpenzohet për 520 mijë pensionistët shqiptarë. I kujtojmë zotit Rama se, në qeverisjen e tij, 170 mijë pensionistë të fshatit kishin një pension prej 36 mijë lekësh, kurse, sot, këta pensionistë kanë një pension prej 77 mijë lekësh dhe se pensionet e tjera, gjatë këtyre viteve janë rritur nga 66 deri në 110%, u tha në deklaratën e MF-së.

Duke shtuar se në trillimet e sotme, Rama deklaron se kanë humbur 100 mijë vende pune dhe se shpreh shqetësimin e madh për sistemin e fasonit.

Por u bëjmë me dije shqiptarëve se, sipas statistikave të pakundërshtueshme të sugurimeve shoqërore dhe tatimeve të vendit janë mbi 20 mijë qytetarë shqiptarë më shumë se një vit më pare, që paguajnë sigurimet shoqërore. Pra, janë mbi 20 mijë vende pune të krijuara gjatë këtij viti, kurse industria e fasoneve ka rritur me 27% eksportet e saj dhe mbi 20% punësimin në këtë sektor, citoi më tej zëdhënësja e Financave lidhur me një fakt të tillë.

Në fund, u tha se Rama mund të përdorë sa të dojë dëshmitarë të rremë, por ai nuk mund të mbulojë dot të vërtetën e ekonomisë shqiptare, atë të vërtetë, që certifikojnë si Ministria e Financave, ashtu edhe institucionet ndërkombëtare.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/27832-ministria-e-financave-edi-rama-sot-shpifi-serish","title":"Ministria e Financave: Edi Rama sot shpifi sërish","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›