E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonot e thesarit dominojnë 93 për qind të tregut të letrave me vlerë

AMF: Shitja nga portofoli i ndërmjetësit financiar realizoi 321.31 milionë lekë në gjashtë muaj

Bonot e thesarit dominojnë tregun financiar në vend. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti tregu i letrave me vlerë u dominua në masën 93 për qind nga bonot e thesarit. Ndërkohë të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë

për periudhën janar-qershor 2010, flasin për një dominim të transaksioneve "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 20.47 për qind dhe 51.94 për qind kundrejt volumit të përgjithshëm.


Tregu
Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-qershor 2010 u dominua në masën 93.59 për qind nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër, ose  bono thesari. Ndërkohë që 6.41 për qind e tregut është përbërë nga instrumenta afatgjatë, obligacione. Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.80% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›