AKEP dorëzohet, Pollo ju dhuron kompanive celulare thirrjet ndërkombëtare
Ministri Pollo u ofroi mbështetje kompanive celulare për interkonjuksionin
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dorëzohet para kompanive të telefonisë celulare, duke shfuqizuar vendimin për rregullimin e thirrjeve ndërkombëtare. AKEP vendosi shfuqizimin e rregullimit të tarifave të thirrjeve ndërkombëtare drejt rrjeteve celulare shqiptare.

Zgjidhet kështu një nga kontradiktat më të ashpra të dy viteve të fundit mes operatorëve celularë dhe autoritetit rregullator. AKEP miratoi njëkohësisht kërkesat e veçanta të tre operatorëve celularë për shfuqizimin e kësaj dispozite, që parashikohej në secilin prej vendimeve administrative që i shpallte Operatorë me Fuqi të Ndjeshme në Treg tre kompanitë e telefonisë celulare. Që prej dy vjetësh, për operatorët celularë, AKEP kishte vendosur nën rregullim edhe tarifat e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare, përveçse të atyre kombëtare.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"
Last Updated on E Shtune, 31 Korrik 2010 08:01