Monopoli i TPL favorizohet nga çmimi dhe marzhi fiks
të miratuar paraprakisht. Shoqëritë e sigurimit, nëpërmjet ndarjes së ngushtë të tregut të TPL detyruan konsumatorët për tu siguruar te një furnizues i caktuar duke u kufizuar atyre mundësinë e zgjedhjes, e cila ndikon në uljen e cilësisë së shërbimit për ta. Aktet nënligjore të dala nga Ministria e Financave në periudhën e hetimit përcaktonin kufirin minimal dhe maksimal të primit të pastër të sigurimit të detyrueshëm dhe elementët e tjerë lidhur me shitjen dhe administrimin e policave të sigurimit. Urdhri i Ministrisë së Financave numër 12 datë 18 qershor 2006 për miratimin e primit të pastër të sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Në pikën 2 të tij përcaktohet një marxh prej 20-25 për qind për shpenzimet që do ti shtohen primit të pastër. Kjo do të thotë që shoqëritë nuk duhej të zbatonin të njëjtin çmim për produktin TPL. ASA ka hyrë në treg në periudhën dhjetor-qershor 2006 dhe ka funksionuar vetëm për policën TPL. Aktualisht shoqëria ASA de juro zotëron licencën për ushtrimin e veprimtarisë si agjent por de facto nuk është e pranishme në treg që prej dhjetorit të vitit 2006. Funksionin e saj e kryejnë kompanitë e sigurimeve, por operojnë të gjitha me një çmim të mirëpërcaktuar dhe të barabartë. Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare është rregullatori specifik i tregut të sigurimeve. Tregtimi i produktit TPL, sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë. Tregtimi i produktit TPL i brendshëm vetëm me anë të ndërmarrjes së përbashkët për periudhën qershor-dhjetor 2006 ka sjellë ndryshime në strukturën e tregut të sigurimeve në nivelin e tregtimit të produktit si dhe ka ndikuar në nivelin e konkurrencës në treg. Ky përqendrim i tregtimit vetëm tek një agjent reduktoi në mënyrë të ndjeshme numrin e konkurrenteve në tregun e tregtimit të produktit TPL. Instalimi i sistemit të informacionit në rrjetin on-linë në shoqëritë e sigurimeve si rezultat i detyrimit që buron nga aktet ligjore dhe brishtësisë së AMF për mbikëqyrjen e tregut mundësoi forcimin e kontrollit të këtij tregu pothuajse informal nga ana e rregullatorit AMF. Shoqëritë e sigurimit minimizuan abuzimin në shitjen e policave të sigurimit dhe rritur të ardhurat e arkëtueshme të primit të rrezikut duke përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj klientit për të përballuar dëmet e shkaktuara.