E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha merr zyrë në PD, Bardhi: Opozita e vërtetë, pasi zbuloi kulakun, Enkelejd Alibeaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lajmit se Sali Berisha ka marrë zyrë të re në selinë e PD-së. Zoti Bardhi shkruan jo pa nëtekst se kjo është “opozita e vërtetë, pasi zbuloi kulakun Enkelejd Alibeaj”.

“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë. Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”, shkruan Bardhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›