Kryeministri Rama, reagon pas kritikave të opozitës për raportin e DASH

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas kritikave të opozitës, në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një postim në Twitter, Rama shprehet se raporti është një kopje e raportit të mëparshëm, ku nuk figurojnë arritjet, që, sipas tij, DASH i ka thënë vetë gjatë vitit.
“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë, sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”- shkruan ai.
Reagimi i Ramës: