E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Ti hiqet mandati Beqajt PS Largohu Berisha me 40 hajdute

TIRANE- Deputeti i Partise Demokratike Gent Strazimiri i ka bere apel prokurorise qe te hetoje pa vonese deponimin e Partise Demokratike per deputetin socialist Ilir Beqja pasi sipas tyre ai ka perfituar 240 milion leke ne konflikt te pasur interesit.
Nje nga mbrojtesit me te flakte te mister 20 zoti Ilir Hamit Beqja ne konflikt te hapur interesi dhe ne shkelje te Kushtetutes ka perfituar 240 milion leke. Ne provuam qe kete e ka bere nga posti i deputetit. Nismen per heqjen e mandatit te tij ne e kemi marre ne respekt te Kushtetutes dhe ligjit por edhe per te treguar papajtueshmerine institucionale e politike me kete model te shemtuar te korrupsionit.- theksoi Strazimiri.

Ndersa deputetja e PS Shega Ligori ketyre akuzave iu pergjigj duke i kerkuar qeverise Berisha te largohet pasi sipas saj eshte e kote qe i mbyturi te kapet pas fijes se barit
Kot kapeni zoti Berisha si i mbyturi pas fijes se kashtes sepse ceshtja e marredhenieve te Ilir Beqajt me kushtetuten dhe ligjin eshte e qarte si drita e diellit. Ju nuk keni faj jeni ne hall te madh zoti Berisha pasi cdo dite po nxirren para popullit te dhena te tmerrshme per oborrin e pushtetit tuaj. Por balta qe hidhni ndaj nesh nuk ju shpeton dhe aksioni yne per demaskimin e kesaj qeverisje te korruptuar nuk ndalet. Ikni zoti Berisha largohu se bashku me 40 hajdutet e tu Nuk mbahet pushteti me vota te vjedhura Dhe nuk futet dot tere pasuria e shqiptareve ne oborrin tuaj te vjedhur- u shpreh Ligori

Nder te tjera Strazimiri i kerkoi prokurorise te hedhe tashme drte mbi akuzat qe PD ka ngritur ndaj deputetit Beqaj.
Ne e dime qe korrupsioni nuk crrenjoset me kaq prandaj dhe une sot jam ketu per tju bete thirrje te gjitha institucioneve te zbatimit te ligjit qe te mos dekurajohen por ne vendosmeri dhe me kurajo ti tregojne vendin te keqes. Ne menyre te vecante Prokuroria shqiptare duhet tu tregoje shqiptareve se nuk pajtohet me me krimin dhe korrupsionin. Maxhoranca per ligjshmerine e saj qytetare e ka treguar ka depozituar kallezimet prokurorise i takon ta coje ate perpara- u shpreh Strazimiri.
m.a/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO PD per Beqaj Ti hiqet mandati VIDEO PS Largohu Berisha me 40 hajdute

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›