E Diel, 1 Nëntor 2026

Gol tjetër i Salihit, i pesti në kampionatin kinez

Hamdi Salihi e ka gjetur “ilaçin” edhe në Kinë. Ai ka shënuar përsëri në kampionatin kinez të futbollit në barazimin që skuadra e tij e mori në transfertë. Ishte shqiptari i pari ai që zhbllokoi rezultatin, kur pas vetëm 7 minutave realizoi për Jiangsu, me të cilën ka shënuar edhe në kupë, në superkupë dhe Ligën e Kampioneve aziatike. 

Vetëm 10 minuta më vonë kanë shënuar edhe vendasit. Skuadra e Salihit, pas barazimit të fundit, renditet e 9-ta në tabelë, ndërsa shkodrani kap kuotën e 5 golave, një ogur i mirë për ndeshjen e Kombëtares kundër Norvegjisë me 7 qershor. Kujtojmë se Salihi ishte shënuesi i golit të vetëm që i dha fitoren historike Shqipërisë në Oslo kundër Norvegjisë më 22 mars të po këtij viti.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›