E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme Shqiperia mbeshtet Libine e lire

Ministria e Puneve te Jashtme pershendet shpalljen nga Keshilli Kombetar i Tranzicionit te Dites se Clirimit te Libise me 23 tetor dite qe i dha fund regjimit autokratik te Muamar Gedafit.

Qeveria shqiptare ka mbeshtetur te drejten legjitime te popullit libian dhe u rreshtua qe ne fillim perkrah koalicionit nderkombetar ne mbeshtetje te popullit libian per permbysjen e diktatures se Gedafit. Ne keto momente historike per popullin mik libian Shqiperia eshte perseri ne krah te tij dhe perfaqesuesve te tij legjitime te Keshillit Kombetar te Tranzicionit ne perpjekjet e tyre per pajtim kombetar dhe per nje sistem te ri te ndertuar mbi bazen e lirise drejtesise e progresit. Ne shprehim besimin dhe gatishmerine tone te plote per zhvillimin e marredhenieve te gjithanshme midis dy vendeve e popujve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›