Kuvend rifuten ligjet me shumice te cilesuar
Kuvendi i Shqiperise fut serish ne rendin e dites projektligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave. Projektligj Per gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative si dhe nje pjese e mire e ndryshimeve te propozuara per Kodet Penal Civil Rrugor Detar dhe Ajror jane ne rendin e dites se seances se sotme parlamentare. Per miratimin e ketyre tete drafteve duhen 84 vota. Por kjo nuk mund te realizohet pasi opozita ka qene kunder votimit te ketyre nismave qe jane prej vitesh ne pritje te kartoneve te deputeteve. Refuzimi lidhet me faktin se opozita ka paraqitur nje pakt prej dhjete pikash dhe kerkon konsensusin e mazhorances. Porse PD-ja ka dhene pergjigje negative. Refuzimi i PS-se u be prezent dhe ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Sigurise ne te cilen ishte parashikuar diskutimi i Kodit Rrugor. Opozita nuk dha voten e saj per faktin se kerkonte rishikimin e plote te drafteve qe kerkojne tre te pestat e votave si dhe mbi te gjitha duhej te diskutohej pakti prej dhjete pikash. Seanca e sotme plenare pritet te shoqerohet serish me qendrimet e dy kampeve mazhorances dhe opozites mbi mungesen e konsensusit dhe te tejzgjatjes se krizes politike.