E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ekonomia ne rrokullime Guvernatori ne ngjitje

Kreu i PS-se komenton ne Twitter

Ekonomia ne rrokullime guvernatori ne ngjitje - shenje e sigurt e rritjes se rreziqeve qe paralajmeroi FMN-ja. Ky eshte komenti qe kreu socialist Edi Rama i ka bere konferences per shtyp dhe deklarimeve te guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani sa i perket situates ekonomike ne vend. Ne profilin e tij ne rrjetin social Twitter Rama ka nenvizuar mosbesimin e hapet qe opozita aktualisht ka edhe ndaj guvernatorit i veshtruar prej kohesh si legjitimes i politikave ekonomike te qeverise Berisha. Nderkohe duket se ne percaktimin e vet opozita priret te marre si te mireqena dhe te vleresoje parashtrimet e Fondit Monetar Nderkombetar i cili ne ndryshim nga qeveria e Sali Berishes ka apeluar per rreziqe te ekonomise shqiptare. Nje qasje me ndikim politik ne ceshtje te ekonomise se fundmi ajo ka bere edhe vete teksa po kerkon heqjen e TVSh-se per disa mallra jetike duke nisur nga buka. Ne nje veshtrim politik me nisjen e procedurave per zgjedhjen e guvernatorit te Bankes se Shqiperise paketa e 10 pikave e propozuar prej selise roze praktikisht merr fund me nje pergjigje negative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›