E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi Grate force e madhe ne politike

Lidhja Demokratike e Gruas se Shqiperise zhvilloi diten e djeshme ne qytetin e Kucoves Kuvendin e deges nga ku u zgjodhen forumet drejtuese te saj. Punimet e Kuvendit te LDG-se dega Kucove u ndoqen nga afer nga deputetet e Partise Demokratike te Qarkut te Beratit Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi dhe Kryetari i PD dega Kucove Fadil Mara. Ne kete proces ristrukturimi LDGSH si organizate politike partnere e Partise Demokratike te Shqiperise synon perfshirjen ne organizate te te gjitha grave dhe vajzave aktiviste. Gjate kesaj mbledhjeje Kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqiperise Albana Vokshi njekohesisht deputete ne Kuvendin e Shqiperise vleresoi angazhimin e aktivisteve te LDG-se Kucove per shtimin e anetaresise dhe rolin e tyre percaktues ne proceset zgjedhore ku Partia Demokratike fitoi ne dy nga tre njesite administrative ne Kucove. Gjithashtu ajo theksoi se permes nje fushate prezantuese dere me dere LDGSH sot numeron mbi 10 mije anetare dhe se ky forum eshte shnderruar ne organizaten me te madhe politike te grave ne vend. Duke u ndalur ne rolin ne rritje te gruas ne vendimmarrje Vokshi konfirmoi angazhimin e LDGSH per te nxitur zbatimin e Ligjit per Barazine Gjinore. Nderkohe deputete dhe drejtues te Partise Demokratike ne Kucove theksuan se perfshirja e grave dhe vajzave ne proceset politike dhe vendim marrese ka ndikuar progresivisht ne rritjen e rezultateve te se djathtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›