Ministria e Kulturës prezanton projektligjin e ri Për artizanin

Qëllimi i këtij projektligji është nxitja e zhvillimit të artizanatit në vendin tonë
Në Ministrinë e Kulturës dje u prezantua projektligji Për artizanatin. Qëllimi i tij është nxitja e zhvillimit të artizanatit në vendin tonë, për të garantuar kushtet për evidentimin e sipërmarrjes, mbrojtjen e interesave të artizanëve dhe të konsumatorëve të produkteve e shërbimeve të artizanatit. Për këtë qëllim kërkesat e shoqatave të artizanëve shqiptarë për t'u krijuar lehtësira në prodhimin e shitjen e produkteve të tyre tradicionale, jo vetëm brenda vendit, por dhe për eksport, veçanërisht në tregjet europiane, morën dje një përgjigje pozitive, me prezantimin e projektligjit Për artizanatin, i përgatitur nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sipas ligjit "artizan" është ai që ushtron artizanatin personalisht, profesionalisht dhe/ose me statusin e pronarit në ndërmarrjen artizanale, duke marrë përgjegjësinë e plotë me të gjitha të mirat dhe risqet e përfshira në drejtimin dhe administrimin e saj, duke kryer në mënyrë parësore punën e tij, përfshirë punën e krahut në procesin e prodhimit. Me këtë ligj pritet të sanksionohet dhe të njihen me ligj të drejtat dhe përfitimet e artizanit. "Ligji për artizanatin mbron artizanët e vërtetë, sepse shumë veta punojnë pa licenca, duke i shitur prodhimet, ose duke i sjell nga Kina ose Turqia, dhe konkurrojnë atë që punon me gjithë mend. Ky ligj i ndalon rrugën e abuzimeve që mund të ndodhin me artizanët e vërtetë, por që nxit njerëzit, ata që janë mjeshtra, ta trashëgojnë këtë zanat", u shpreh në këtë seminar kryetari Petrit Metou. Më tej u diskutua se kush quhet artizan, cilat janë taksat që duhet të paguajnë dhe cila është diferenca e një profesionisti nga të tjerët, që tregtojnë mallra fallco. E pranishme në këtë seminar Suzana Turku, zv/ministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u shpreh se qeveria shqiptare ka një ndër prioritet e saj, ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit kombëtar dhe mbështet plotësisht këtë nisëm të hartimit të këtij projektligji, i cili në fakt vjen në një kohë kur në vendet e zhvilluara tendencat e këtij biznesi, kërkojnë përdorimin në masë të teknologjive dhe promocioneve sa më të avancuara. Ky projektligj merr një vlerë të veçantë për vendin edhe në këtë kohë krize globale, pasi krijon terrenin për të nxitur dhe zhvilluar këtë traditë, tashmë me orientimin e një biznesi fitimprurës. Zejet tradicionale, janë padyshim një nga tiparet kryesore të identitetit kulturor të një vendi, dhe ruajtja e trashëgimisë kombëtare dhe identitetit është një nga prioritetet e politikës kulturore të qeverisë. Për më tepër, duke qenë një sektor me specifikë të veçantë, ai do të luajë një rol të madh në zhvillimin ekonomik të rajoneve të veçanta, tha ndër të tjera Turku. Sipas këshilltarit të kryeministrit, Petraq Milo ky projektligj nuk synon vetëm njohjen e artizanatit, por nëpërmjet tij do të bëhet dhe afrimi me shtetet e tjera Europiane. Zv/Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo në këtë seminar theksoi se: është e nevojshme që pas hartimit të këtij projektligji, të kemi programe dhe projekte të ndryshme konkrete, të cilat t`u vijnë në ndihmë bizneseve të artizanatit edhe në aspektin financiar, që ky sektor të ketë mundësi të zhvillohet më tej. Ndërsa presidenti i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla tha se projektligji Për artizanatin i jep sot një zgjidhje dhe certifikimit të artizanëve shqiptarë. Hartimi i këtij projektligji, rregullon ushtrimin, organizimin, mbështetjen dhe shkollimin profesional të sektorit të artizanatit. Zona të ndryshme të Shqipërisë janë të njohura për prodhime artizanati, që nga ato të përpunimit artistik të drurit, qeramikës, kashtës, qëndisjes deri te produkte specifike origjinale që rrjedhin prej tyre, si sixhade, qilima, artikuj zbukurimesh prej hekuri dhe bronzi, të cilat me një mbështetje më të madhe, përbejnë një potencial për të rritur në radhë të parë eksportet " Made in Albania". Ndërkohë që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm dhe dëshmitarë të interesit të madh që tregojnë kryesisht turistët e huaj, por jo vetëm për produktet e prodhuara me dorë nga artizanët vendas, që shpesh gjenden pranë vendeve me interes historik dhe artistik. Projektligji synon njohjen në baza ligjore të aktiviteteve të artizanatit, si dhe mbështetjen financiare të tyre nga ana e shtetit shqiptar.