E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët e QSUT nuk pajisin pacientët me fletëdalje për tu zhveshur nga përgjegjësia

Të shtruarit në spital nuk e njohin prej vitesh fletën e daljes, të firmosur nga mjeku i tyre 
Pacientët e Qendrës Spitalore Universitare, pasi mbarojnë afatin e shtrimit në pavijonin e caktuar dhe përfundon shërbimi shëndetësor ndaj tyre, nuk pajisen me fletëdaljen nga ana e mjekut. Në këtë mënyrë, mjeku zhvishet nga çfarëdolloj përgjegjësie për fatin e pacientit, mbas daljes nga spitali. Pacientët largohen nga spitali thjeshtë nga një këshillim të dhënë gojarisht, çka krijon mangësi në kartelën e tij. Kështu, pacienti mbetet pa plotësimin përfundimtarë të të dhënave, si data e përfundimit të shtrimit, rrjedha e kurimit dhe ajo çka është më e rëndësishme, firma e mjekut për gjendjen e pacientit.Pjesa dërmuese e pacientëve, të cilët dilnin nga pavijoni ku ishin shtruar, pohuan se nuk ishin pajisur me fletëdalje. Këshillimin për të dalë e kishin marrë thjeshtë gojarisht nga infermieret apo nga mjeku, pa asnjë lloj dokumenti zyrtar. Disa nga pacientët nuk kishin kurrfarë informacioni rreth pajisjes me fletëdalje në momentin kur i sëmuri përfundon afatin e shtrim dhe del nga spitali. Kurse të tjerë pohuan se e kishin kërkuar atë, por këtyre u ishte premtuar se kur të ketë vijë vula e doktorit, do të mund ta merrnin fletëdaljen nga spitali. Natyrisht, mbas 2 javësh apo një muaji. Ndërkaq, sipas mjekëve, arsye e parë, prej të cilës nuk pajisen pacientët me fletëhyrje, është mungesa e vulave. Mungesa e fletëdaljes së pacientit kur mbaron afatin e shtrimit, shkel një sërë ligjesh të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe cënon kartelën personale të pacientit. Kështu, kartela personale e pacientit, si dokument themelor në të cilën mund paraqiten shumë mangësi, çka do të thotë se nuk plotësohen të dhënat e domosdoshme sipas praktikës së njohur mjekësore, nuk plotësohet saktë ecuria e sëmundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi, mungesa e fletëdaljes e bën anonim përgjegjësin për çdo gjë që pacienti mund ti ndodhë më pas. Mbasi bëra 10- ditë që kur u shtrova në pavijonin e sëmundjeve të brendshme, mjeku më këshillojë që sot mund të dilja nga spitali pasi gëzoja shëndet të plotë. Ndërkaq, në momentin që u bëra gati të dilja, nuk pashë as mjekun, as kryeinfermieren, në mënyrë që të merrja fletëdaljen apo të hidhja një firmë etj. Prita disa orë, deri kur e takova mjekun që përkatës dhe i kërkova fletëdaljen. Por ky i fundit më tha se për momentin nuk mund ta merrje fletëhyrjen, ngaqë mungon vula për të vulos fletën. Mandej, doktori më këshilloj që të vija pas 10- ditësh për të marrë fletëhyrjen. Meqë unë jam nga Kukësi, e kam tepër e vështirë për të ardhur edhe një herë në Tiranë, u shpreh për gazetën SOT Migena Kadria, e cila vinte nga rrethi i Kukësit. Për fenomenin e mospajisjes së pacientëve me fletëdalje kur ndaj tyre ka mbaruar shërbimi shëndetësor, kryeinfermieret dhe mjekët e pavijoneve të QUTS, rezervohen të flasin, duke e kaluar përgjegjësinë tek njëri-tjetri. Megjithatë, nuk përjashtohen raste kur pacientët e shtruar e braktisin vetë spitalin, pa këshillën dhe dijeninë e mjekut.
Pasojat e mospajisje me fletëdalje
Pacienti, ndaj të cilit përfundon shërbimi shëndetësor dhe këshillohet nga mjeku që të dalë nga spitali, duhet domosdoshmërish të pajiset me fletëdalje. Mungesa e fletëdaljes bëhet shkak i një sërë pasojash negative për pacientin. Së pari, pacienti nuk informohet rreth gjendjes shëndetësore kur del nga spitali në krahasim me të mëparshmen. Së dyti, mungesa e fletëdaljes, cënon rregullsinë e kartelës së pacientit, duke e bërë të mangët atë. Mjeku, i cili është kujdesur për pacientin, njeh sëmundjen, ecurinë dhe trajtimin e saj, me anë të mosdhënies së fletëdaljes, nuk mban përgjegjësi më për fatin e pacientit më pas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›