Veshët e qenit Edi Rama dhe kriza ekonomike që ka pllakosur në Shqipëri
Nga Bejdo MALO
Para 7 vjetësh në Tiranë ndodhi një nga ngjarjet më interesante të tranzicionit. Financierët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës raportuan se nuk ishte harxhuar asnjë lekë nga zëri në buxhetin e bashkisë, blerje çiftesh, baruti dhe saçma për vrasjen e qenve të rrugës. Tetë të ashtuquajtur gjahtarë të natës e kishin marrë rrogën pa e shkrepur asnjëherë çiften. Të gjithë qentë e rrugës i kishin asgjësuar (ngrënë) kinezët. Viti 2001-2002 ishte viti i boom-it të klandestinëve nga Azia. Thuhet se në Rinas zbarkuan rreth 26 mijë emigrantë klandestinë tranzitë. Aziatikët e shkretë i mashtronin, i binin deri në Tiranë u merrnin lekët dhe u thoshin: Ja ku është Italia. Por ata s kishin para për të kapërcyer detin dhe për të siguruar lekët e rrugës së mbetur për në Itali, punonin me mëditje në shumë firma ndërtuese shqiptare. Kishte dhe nga ata që nuk u jepnin bukë. Kishte nga ata që në vend të pagës u jepnin ushqim. Të shkretët gjetën zgjidhjen më orgjinale. S lanë qen në rrugë. Ishin mjeshtra në të kapur, në të therur dhe në të gatuar. Më i fituari nga tërë kjo histori doli kryetari i bashkisë, Edi Rama. Edhe pse i kam pyetur disa herë ish- kryetarët e këshillit bashkiak, nuk kam marrë një përgjigje. Por di që buxheti i asgjësimit të qenve të rrugës ishte rreth 150 milionë lekë të vjetra. Ditën që mori detyrën Edi Rama, në kasafortën që i dorëzoi ish- kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka gjeti rreth 300 veshë qeni në kasafortë. Çdo vrasës qeni duhet të dorëzonte veshët, që të merrte rrogën. Mu kujtua kjo histori se në 5 muajt e fundit ka ndodhur në hata tjetër me personazhe qentë e rrugës në Tiranë. Shfarosja e qenve është masive. Ajo është bërë nga të tjera arsye nga ajo e kinezëve. Mungesa e ushqimit ka zbrazur rrugët nga lukunia e qenve dhe në këto kushte Edi Ramës do ti mbetet i paprekur buxheti i këtij viti për këtë lloj aktiviteti. Shkak është kriza ekonomike që i ka detyruar shqiptarët të fshijnë me bukë edhe pikën e fundit të gjellës në pjatë. Kriza për hir të së vërtetës është ulur këmbëkryq. Por u mbajt zoti mendtë e kokës e përmend ndonjë udhëheqës. Askush nuk e përmend. Në fjalimet e Ramës apo dhe të tërë maxhorancës, ajo që nuk përmendet asnjëherë është kriza ekonomike. Të gjithë flasin vetëm për suksese. Kanë heshtur dhe liberalët reformatorë. Para disa ditësh një prej anëtarëve të reformatorëve liberalë që e ndajnë pozicionin e tyre si dezhurnët e ndërmarrjeve në kohën e diktatorit e konsideroi PD në një shkrim në gazetën më të madhe të vendit, perverse, politikën e saj perverse, pjesëtarët e saj perversë, vetëm e vetëm që shkrimin ta lexonte Edi Rama. Fjalët i kishte shumë të rënda zoti Kajsia. Të ketë ngatërruar adresë ky djalë, thashë. Nuk po u besoja syve. Liberalët e promovuar ishin shumë afër PD. Madje ata janë nuri i videopolitikës shqiptare që ka pllakosur këtë vend. Ata mund ti shikosh edhe dy herë në ditë nëpër televizione. Nuk kanë turp e iman. Në një anë shajnë PD, në një tjetër PS. Një prej këtyre syreshëve që ka qenë shumë afër Berishës, madje numri një i zëdhënies. Këta djem si pëllumbesha të shokojnë me eklicitetin e tyre. Njërin prej tyre që është hem demokrat, hem socialist hem pronar universiteti evropian, që nuk ka kohë as të bëjë as ujët, pasi ngeli studiove të televizioneve, kur e mori një nga PD në telefon dhe donte ta qortonte i tha: Mos shiko vetëm njërën anë të medaljes, shiko ç kam thënë 10 minuta më vonë në televizionin tjetër. Mos mendo kështu më tha një gazetar i vjetër. Këtë vit nuk ka më fushatë. Ka vetëm ideopolitikë, video fushatë, video perversitet dhe më në fund video numërim votash. Të gjitha mediat prodhimin më të bollshëm kanë orët e nxehta të debatit. Debatet në televizionet tona janë bërë si emisionet me pullë të kuqe. Sa ulesh në mëngjes me të njohurin e parë, të thotë se a pe debatin tek ky televizion, a e pe ç i punoi ky atij, si ju përgjigj atij. Dhomat e luftës janë sofistikuar në selitë e partive politike. Janë montuar mbi 40 ekrane televizori, të cilat regjistrojnë edhe detajet më të rëndomta të debateve televizive. O zot sa shumë larmi kollaresh, sa shumë larmi kostumesh dhe këmishësh, sa larmi brilantinash në flokët e të tërëve dhe sa lumenj djersësh nga sikleti se i mbytin kollaret. Kjo është videopolitika e vitit 2009. Ç nuk dëgjon, hallet e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të SHBA, të Zelandës së Re, e ku ta di unë, edhe një aksident autobusi në Sudan, por as edhe një fjalë për gjendjen ekonomike të shqiptarëve. A ka plagë sociale ky vend? Sa ndërmarrje kanë hedhur punëtorët në rrugë. Sa firma ndërtimi janë asfiksuar. Sa ndërmarrje fasonesh kanë hedhur punëtorët në rrugë. Sa shqiptarë marrin ushqimet me listë. Sa leje ndërtimi shet nën dorë Rama. Si u rekrutua përfaqësuesi i Partisë Republikane për të marrë pjesë në mbledhjen e KRRT-së së Bashkisë së Tiranës për ti ligjëruar lejet e ndërtimit Edi Rama, nuk thuhet asnjë fjalë. Hajde qeveri hajde, bjeri borisë ti. Edi Rama me aleancën me Partinë Republikane e bëri gjëmën. Nuk u besonte syve prefekti i Tiranës para disa kohësh, kur në vendimet e KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, ku nuk kishin marrë pjesë anëtarët e PD, kishte marrë pjesë përfaqësuesi i PR. E paguan mbi 20 firma të ndërtimit, të cilat konsideroheshin si afër PD dhe Sali Berishës. Vetëm njëri prej tyre tek Zogu i Zi humbi mbi 2 milionë euro nga prishja e supermarketit. Një tjetër shkurtoi 200 punëtorë. Para një viti drejt Golemit shkonin mbi 8000 mijë muratorët dhe punëtorë ndërtimi me rreth 500 furgonë. Aktualisht shkojnë apo s shkojnë 200 vetë. Heshtje e plotë elektorale për krizën. Tellallë dhe bori për çështje e stërçështje që nuk kanë asnjë lidhje me krizat po që mbizotërojnë videopolitikën dhe videodenatet televizive. Të gjitha këto janë lënë në harresë. Punët e këtij vendi sipas këtyre syreshëve shkojnë vaj, si lustracioni i debateve televizive. Mundohet e stërmundohet Fatos Baxhaku të shkelë zonat dhe fshatrat më të thella të Shqipërisë, bie ndonjë copëz të realitetit shqiptar. Kush ia vë veshin. Kur shikon takimet e Ramës apo të çdo politikani shqiptar nëpër fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë, shokohesh. Janë të trukuara në shkallën më të lartë. Ku dëgjojnë nga ky vesh, politikanët! Të mjerët ju shqiptarë! Që tani keni filluar të dëgjoni me mijëra çudira, por asnjë fjalë për krizën dhe hallet tuaja të vërteta. Së fundmi bëjmë një apel të thjeshtë. O zoti Berisha, o zoti Rama, o zoti Meta, o zonja Jozefina dhe tërë o zotërinj të tjerë me kollare, me kostume të kushtueshme, me flokë të lyer me brilantinë, thoni ndonjë fjalë edhe për varfërinë dhe krizën!. Janë 90 për qind e shqiptarëve që rrojnë në këtë lloj pyllnaje. Po ia latë Fatmir Mediut këtë punë, na mori fare lumi!