Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit greke: Skandali i ushtrisë, i papranueshëm Flamuri i Greqisë

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Spiros Vujas, e cilësoi skandalin e ushtrisë greke si të papranueshme. “Përveç urdhrit për një hetim është kryer edhe pezullimi nga detyra i oficerit në fjalë .Unë besoj se këta persona nuk kane vend në trupën e Marinës Kufitare e cila po ndryshon dhe organizohet në një mënyre të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete”, deklaroi përmes një konference për shtyp, Vujas.