E Diel, 1 Nëntor 2026

Sheshi “Skënderbej”, Olldashi: Ndryshimet nga plani francez janë klienteliste Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” kanë filluar punimet, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, deklaroi sot se kryetari i Bashkisë po ndërhyn në shesh pa pasur një projekt. Në një prononcim për mediat, ai tha se ligjërisht qendra e Tiranës ka një plan të aprovuar që është plani francez. Për të, në qoftë se bëhet ndryshim i këtij plani është e domosdoshme që plani të paraqitet për miratim në KRRTRSH të Shqipërisë, gjë që nuk ka ndodhur. “Ndryshimet nga plani francez janë të thella dhe tërësisht klienteliste që ne nuk kemi ndërmend të lejojmë që pa plan të miratuar të shpenzohen fonde të kontraktuara nga qeveria e Shqipërisë për të bërë ndërhyrje në sheshin “Skënderbej” që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve”, deklaroi Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›