E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrotjes: Nëntetar Peçi në koma, ka shpresa permiresimi

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, në një konferencë shtypi pak çaste më parë, sqaroi se "në orën 17:15  Komandanti i Kontigjentit "Eagle 4" në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara njoftoi Qendrën e Bashkuar Operacionale, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura se N/Tetar Aleksandër Peçi kishte ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Komandës ISAF, Rol 3 në Kandahar".
     
I njëjti konfirmim, vijoi ai,  ka mbërritur në orën 17.55 minuta nga ana e Komandës Ushtarake të NATO-s, në Shape, Belgjikë.    
     
Por, sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i  Kontigjentit "Eagle 4" në Kandahar, Afganistan, Kolonel Behar Mara, tha zëdhënësi i MM, "konfirmohet se N/Tetar Aleksandër Jak Peçi, i cili u raportua se kishte humbur jetën, tashmë ndodhet në gjendje kome dhe ka ende shpresë përmirësimi".
     
Ai bëri të ditur se ekipi mjekësor i specializuar po monitoron hap pas hapi ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore./Start/

                                                                                             2012-02-20 20:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›