Afganistan, 11 policë sulmuan komandot tona
Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme tronditi opinionin publik, por ende nuk dihen saktësisht motivet e ngjarjes.
Ndaj komandove shqiptare kanë qëlluar plot 11 policë afganë, kur arsyet nuk dihen akoma. Nga ngjarja mbeti i vdekur kapiteni Feti Vogli, ndërsa është plagosur rëndë ku ndodhet në koma n/tetari Aleksandër Peçi.
“Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar, Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, 'Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it', me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike dhe një mitraloz i lehtë”, sqaron Ministria jonë e Mbrojtjes.
Zyrtarisht, ngjarja po hetohet atje dhe dyshimet e para ngrihen se personat që kanë qëlluar trupat e NATO-s mund të kenë qenë të maskuar, pra të veshur si policë me qëllim që të mos identifikoheshin. /Start/
2012-02-21 08:21