E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushëllon familjarët e Voglit

"Kapiten Vogli sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij", thekson berisha në një mesazh drejtuar familjarëve të kapitenit.

Kryeministri Berisha i telefonoi Komandantit të Njësisë, Kolonel Behar Mara, ku i shprehu atij dhe të gjithë efektivit ngushëllimet për rënien si burrat në krye të detyrës të Kapiten Voglit, në përmbushje të një misioni fisnik, në kuadrin e Forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Afganistan.
     
Kolonel Mara e falenderoi Kryeministrin për telefonatën dhe e siguroi atë se trupat shqiptare në Kandahar, ndonëse përjetojnë me dhimbje të madhe rënien në krye të detyrës të vëllait të tyre, Kapiten Voglit, qëndrojnë më të vendosur se kurrë, që krah për krah me ushtarakët amerikanë, të përmbushin çdo detyrë që do t’u ngarkohet, në interes të paqes e stabilitetit.
     
Ndërkohë, Kryeministri Berisha mori një telefonatë nga Komandanti i ISAF-it, Gjenerali John Allen, i cili i shprehu ngushëllimet për Kapiten Voglin që ra burrërisht në krye të detyrës, si dhe vlerësimet më të mëdha për ushtarakët shqiptarë.  Komandant Allen, pasi siguroi se do të bëhet gjithçka që autorët e këtij akti të marrin ndëshkimin e merituar ligjor, i kërkoi Kryeministrit t’i përcjellë ngushëllimet e tij familjes së Kapiten Voglit.

Kryeministri Berisha, nga ana e tij, e falenderoi Gjeneral Allen për telefonatën dhe ngushëllimet dhe e siguroi atë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe qeveria shqiptare kanë besim të madh se trupat e ISAF, Kryeministri tha se trupat shqiptare do të përmbushin me sukses të gjitha detyrimet e misionit të tyre historik dhe se Shqipëria është e vendosur të japë kontributin e saj në këtë mision./Start/

                                                                                             2012-02-20 21:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›