E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit: Gjoba subjekteve që ndosin mjedisin

TIRANË- Ministria e Mjedisit propozon ngritjen e një strukture të re, e cila do të vlerësojë ndikimin në mjedis të cdo veprimtarie që do të hapin subjektet publike apo private.

Ekspertët e këtij dikasteri kanë prezantuar draftin në komisionin parlamentar të Veprimatarive Prodhuese, i cili parashikon gjoba të rënda për subjektet që shkaktojnë ndotje në mjedis.

Pavarësisht përmirësimeve që sjell projektligji, ai nuk ka kompetencën për të bërë bërë monitorimin dhe vlerësimin e ndotjes urbane, të ajrit si dhe asaj akustike.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisist, për miratim në kuvend do të sillen të tjera drafte që do të plotësojnë nga ana ligjore trajtimin e të gjithë problematikës së mjedisit
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›