E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java came, celet ekspozita “Çamëria në fotografi”

TIRANE- Shoqata “Çamëria”, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë celur dje në ambientet e Hotel Tiranës, “Javën çame – Trëndafilat e Çamërisë“, e cila do të pasohet nga aktivitete të ndryshme, ndërsa kulmin do ta ketë me marshimin tradicional çam, në Qaf-Botë të Sarandës më 25 qershor ku do të përkujtohen viktamat e genocidit grek. Në kuadër të kësaj jave është celur edhe ekspozita “Çamëria në fotografi”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryesisë së Kuvendit.

Çelja e ekspozitës u krye në praninë e kryetarit të shoqatës “Çamëria”, z. Ardian Tana, kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi dhe presidentit të Nderit të PDIU-së, z. Tahir Muhedini.

Fotografitë e përzgjedhura për këtë ekspozitë janë të ndara në tre pjesë, ku në fillim, pasqyrohen figrua të shquara çame, si Pirro i Epirit, suliotët si Kiço Xhavella dhe Marko Boçari, rilindas si Elena Gjika, Hasan Tahsini, Abedin Dino dhe Qamil Çami e deri te figura të njohura të ditëve të periudhës moderne si Bilal Xhaferri, Ali Demi, Ali Dino, Kol Idromeno dhe Mitrush Kuteli.

Në pjesën e dytë të ekspozitës janë pasqyruar fotografi nga zona e Çamërisë ndërmjet viteve 1913 deri më 1935, ku pasqyrohen shqiptarë të veshur me kostume popullore në shtëpitë e tyre në qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, sikurse edhe fotografi gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Në pjesën e fundit të ekspozitës janë pamje panoramike të qyteteve çame sot, si edhe shtëpi dhe monumente të rrënuara të shqiptarëve të Çamërisë.

Gjatë çeljes së ekspozitës, kryetari i shoqatës “Çamëria”, z. Ardian Tana vlerësoi këtë ekspozitë si një pasqyrim historik i kësaj treve shqiptare. “Kjo është një mënyrë për t’u treguar të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga prejardhja, mbi historinë e pasur të kësaj treve shqiptare” – tha z. Tana.

Ekspozita fotografike do të qëndrojë gjatë gjithë javës përpara kryesisë së Kuvendit.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Java came, celet ekspozita “Çamëria në fotografi”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›