E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit hap thirrjen për grante deri në 10 mijë euro për NVM-të në turizmin e aventurës

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Ministria e Mjedisit ka hapur thirrjen publike për grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), në kuadër të projektit ASCEND, me një fond total prej 80 mijë eurosh.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se nisma synon të mbështesë bizneset që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të aventurës dhe promovimin e zonave natyrore e të mbrojtura.

“Mundësi të reja për bizneset e turizmit të aventurës”, tha Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

Sipas thirrjes, çdo ndërmarrje e përzgjedhur mund të përfitojë grant deri në 10 mijë euro për iniciativa që synojnë përmirësimin e shërbimeve turistike, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore.

Nisma synon të nxisë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative në sektorin e turizmit të aventurës, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›