E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit sulmon presidentin për ligjin e plehrave: Ishte akt politik

Share

Ministria e Mjedisit ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Topi për ta kthyer prapsht ligjin e plehrave, duke thënë se ky është një akt politik.

Refuzimi nga Presidenti është një e drejtë kushtetuese e tij. Por refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë, tha zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino.

Sipas tij Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve te BE-se, duke lënë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ministrinë është i manget.

Bino deklaron se draft-ligji eshte ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar te deritanishem, nuk shfaq asnje kundershti ne mes dispozitave te tij, eshte hartuar me kerkesen, ekspertizen e financuar dhe te mbikqyrur nga Bashkimi Europian nepermjet projektit INPAEL, transpozon ne menyre te plote Direktiven Europiane Kuader per Mbetjet dhe ka marre parasysh dhe sugjerimet e eksperteve me te mire te mjedisit ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›