Kastriot Islami: Parti e re, si vetëmbrojtje legjitime
Disa socialistë, që nuk ndihen shumë komodë para kongresit të radhës të PS-së për shkak të frikës së përjashtimit nga partia apo forumet e saj, kanë nisur të hedhin në publik idenë e krijimit të një partie të re. Edhe pse protagonistët në fjalë nuk janë të bashkuar me njëri-tjetrin në ndonjë lëvizje të përbashkët, të gjithë bashkohen në një pikë në paralajmërimin për një parti të re. Pas deputetit Arben Malaj këtë e tha dhe deputeti Kastriot Islami, i cili që pas zgjedhjeve të vitit 2009 nuk ka shkuar më në PS dhe në asnjë mbledhje forumesh apo grupi parlamentar. I pozicionuar tashmë kundër çdo lëvizjeje politike që bën PS-ja ai ka thënë se krijimi i një partie të re do të jetë një vetmbrojtje në kushtet e një vetmbrojtje në një situatë të paparashikueshme. Për të thënë mendimin e tij siç e ka zakon në analizat e tij Islami ka zgjedhur të perifrazojë një politolog francez. Duke folur për gazetën Mapo, i pyetur nga gazetari nëse ishte krijimi i një partie lëvizja e radhës ai ka thënë se veprimi im politik i mëtejshëm por edhe i disa kolegëve të mi është në rezonancë të plotë me strategjinë e veprimit në situata të tilla, që përmblidhet në shtatë parimet e përshkruara me mjeshtëri nga filozofi e politologu francez, Zhak Atali, ish-këshilltar i Presidentit Miteran dhe aktualisht këshilltar i Presidentit Sarkozi në librin e tij 7 leksionet e jetës për të mbijetuar nga krizat. Në pikën e shtatë Atali thotë se të gjithë ata që dinë në një situatë in ektremis të gjejnë zgjidhjen në dukje të pamundur në kushtet e mbrojtjes legjitime dhe Islami duke iu referuar atij shton se gjykoj se në PS dhe në Shqipëri ka personazhe që i gëzojnë këto veti dhe jam i sigurt që ata do të përpiqen dhe/ose grupohen për të shmangur çfarëdolloj dështimi të PS.