E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e QKKB-ja Pulla nuk do rrise cmimin e barnave

Qendra kombetare e kontrollit te barnave dhe Ministria e Shendetesise njezeri kane mohuar deklaraten e kreut te Urdhrit te Farmacisteve Arjan Jaupllari qe pulla do te rrise cmimin e barnave. Drejtori i QKKB-se Besnik Jaku ka deklaruar se vendosja e kesaj pulle nuk ka kosto qe te ndikoje ne rritjen e cmimit te barnave. Qellimi i saj eshte te vere me ne kontroll tregun farmaceutik. Behet fjale te vendoset nje pulle qe do te jete dyfishe qe ka nje kosto shume te vogel por pak me te madhe se pulla aktuale e cila nuk ka asnje lloj ndikimi ne cmimin e barnave nuk behet fjale per te pasur asnje lloj ndikimi. Pulla e re qe do te vendoset nuk do te sjelle asnje lloj ndryshimi ne cmimin e barnave eshte me e sigurt me cilesore. Kemi pullen aktuale qe ka nje kosto dhe paguan importuesi dhe prodhuesi nuk ka lidhje me cmimin perfundimtar ne shitje. Pulla e re qe do te vendoset nuk do te sjelle asnje lloj ndryshimi ne cmimin e barnave. Nuk do te jete pulla qe do te kemi aktualisht por do te jete nje pulle tjeter - tha Jaku. Sipas Jakut nuk ka pasur dhe nuk do te kete rritje te cmimit te ilaceve por Urdhri i Farmacisteve kerkon te perhape panik pasi eshte kunder reformave te ndermarra nga Ministria e Shendetesise ne tregun farmaceutik. Edhe drejtori i politikave shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero eshte shprehur gjithashtu se cmimi i barnave nuk rritet per shkak te vendosje se pulles por vetem sa shton sigurine e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›