E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier Vidhet kembana ne kishen e Shenpjetrit

Mbremjen e te dieles persona ende te paidentifikuar kane shperthyer me force deren e kishes ne fshatin Shenpjeter te Fierit dhe kane vjedhur kembanen prej bronzi te kishes.

Kembana e vjedhur peshonte afersisht 90 kg. Policia e Fierit ka ngritur nje grup hetimor qe po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve te vjedhjes dhe gjetjen e kembanes. Nderkaq gjate fundjaves Policia e Fierit ka prangosur dy persona te cilet jane nen akuze per kanosje dhe plagosje te rende me dashje. Njeri nga te arrestuarit eshte 30-vjecari Xhevahir Ajet Selami banues ne fshatin Arapaj te rrethit Fier i cili akuzohet se ka kanosur me vrasje dhe ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ne menyre te perseritur ndaj bashkeshortes se tij. Nderkaq 61-vjecari Petrit Ali Seitaj banues ne fshatin Kreshpan te rrethit Fier u arrestua per shkak se pas nje konflikti per motive pronesie ka plagosur me mjete te forta shtetasin Sokrat S. 38 vjec banor i ketij fshati.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›