Provimi i shtetit publikohen datat per 11 profesionet

Duke filluar nga 16 janari kandidatet do te testojne veten e tyre Provimi do te mund te jepet deri ne 5 here
Provimi i shtetit per 11 profesionet do te zhvillohet duke filluar nga data 16 janar dhe do te perfundoje ne muajin shkurt. Ministria e Arsimit me ne fund ka bere publike datat se kur do te zhvillohet provimi dhe vendin se ku do te zhvillohen i cili do te jete prane zyrave te AKP-se. Zedhenesja e Ministrise se Arsimit Brikena Kollcinaku ka publikuar datat e provimeve per secilen nga profesionet qe do te zhvillohen nga data 16 janar deri ne 7 shkurt.Vete Agjencia Kombetare e Provimeve ka bere publike se ka marre cdo mase per te zhvilluar ne menyre normale provimin. Lista e kandidateve qe duhet te japin provimin e shtetit perfshijne te gjithe te sapo diplomuarit apo ata qe jane te punesuar qe me kete test do te mesojne nese do te vazhdojne ti ruajne vendet e tyre te punes.
Si do te zhvillohet provimi
Provimi do te zgjase 60 minuta dhe pyetjet jane te ndara sipas nivelit pyetje te lehta mesatare dhe te veshtira. Te gjitha pyetjet jane me alternative por kandidatet duhet te tregojne kujdes sepse vetem nje nga alternativat eshte pergjigje e sakte. Kandidatet do te kene te drejte te hyjne ne provim deri ne 5 here dhe te gjitha procedurat jane bere qe te mos kryhet asnje abuzim. Pagesa per provimin e shtetit do te jete 10 mije leke te reja dhe kjo shume do te paguhet per cdo rast qe studenti do te perserise provimin. Kete provim pavaresisht regjistrimeve do te duhet ta kryejne te gjithe aplikantet qe kane mbaruar studimet ne profesionet perkatese. Autoritetet e arsimit shpjegojne se ne kete test nuk ka vend per abuzime sepse kandidatet do te ballafaqohen me pergjigjet nese jane te sakta ose jo qe ne momentin kur mbarojne provimin. Ky provim do te zhvillohet dy here ne dite ne godinen e Agjencise Kombetare te Provimeve.
Vleresimi i provimit
Brenda 1 jave pas perfundimit te provimit komisioni i provimit te shtetit kryen vleresimin e kandidateve. Nese provimi i permban te gjitha pyetjet me alternativa kandidatet do te mund ti marrin pergjigjet menjehere pas perfundimit . Per sa i perket provimit me shkrim kandidatet duhet te kene dhene 50 te pergjigjeve te sakta per te siguruar kalimin me sukses.
Kandidatet duhet te kene parasysh
- Te jene te pajisur me leternjoftim ose pasaporte.
- Te jene te pajisur me vertetim regjistrimi dhe mandatin e pageses se tarifes se provimit.
- Te paraqiten 30 minuta para provimit.
- Ndalohen celularet komunikimi duhani apo mjetet te tjera qe mund te cenojne mbarevajtjen e provimit.
Vendi i Provimit
Provimi do te zhvillohet te zyrat e AKP-se me pranine e specialisteve te ministrise. Agjencia Kombetare e Provimeve ka ngritur disa salla me kompjuterat ku do te kryhet provimi ne menyre qe te behet transparent cdo problem qe mund te krijojne vete kandidatet. Gjithashtu cdo aplikant do te mund te kete mundesi te provoje veten e tij para provimit zyrtar fale disa provave qe do te behen.
Shkalla e vleresimit
Nota 10 shkelqyeshem nese merr 95-100 te pikeve
Nota 9 shume mire nese 85-94 te pikeve
Nota 8 mire nese merr 75-84 te pikeve
Nota 7 kenaqshem nese merr 65-74 te pikeve
Nota 6 mjaftueshem nese merr 55-64 te pikeve
Nota 5 kalueshem nese merr 50-54 te pikeve
Nota 4 jo kalueshem nese merr me pak se 50 te
pikeve.
Datat e provimeve
middot 16 -17 janar - Stomatologji
middot 18-25 janar - Farmaci
middot 26 janar ndash Mjekesi e pergjithshme
middot 27 janar- Mami
middot 30 janar- Infermieri
middot 7 shkurt- Fizioterapi