E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbrojtja e gjuhes italiane fillojne regjistrimet

Te gjithe studentet nxenesit e shkollave te mesme te diplomuarit qe duan te mbrojne gjuhen italiane duhet te regjistrohen prane Institutit Italian te Kultures. Regjistrimet jane hapur diten e djeshme dhe do te mbyllen me 14 janar. Te gjithe kandidatet e interesuar do te duhet ti nenshtrohen nje testi te detyrueshem perpara regjistrimit ne menyre qe te orientohen per nivelin e provimit te pershtatshem me njohurite e tyre reale. Per cdokend qe deshiron te

punoje apo te studioje ne Itali duhet te mbroje provimin e nivelit 3 te italishtes Celi 3. Kete vit perfaqesuesit e ambasades italiane kane mundesuar dhenien e provimit edhe ne rrethe ne menyre qe tju mundesojne te gjithe aplikanteve te japin provimin ne zonen e tyre. Qytetet ku do te jepet provimi jane Tirane Gjirokaster Sarande Permet Shkoder Durres dhe disa qytete te tjera.

Per regjistrimet nevojiten

1 kalimi i testit orientues me cmim 500 leke.

2 paraqitja e nje dokumenti identifikimi pasaporte ose karte identiteti ose patente ne origjinal ose fotokopje.

3 pagesa e nje shume prej 55 eurosh per te gjitha nivelet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›