Ministria e Shendetesise Shqiperia nuk rrezikohet nga virusi i Nilit Perendimor
Pellumb Pipero drejtori i Politikave Shendetesore ne ministrine e Shendetesise njekohesisht dhe mjek infeksionit eshte shprehur dje se ne vendin tone nuk ka vend per panik sepse Shqiperise nuk i kanoset asnje rrezik nga Virusi i Nilit Perendimor. Sipas Piperos ky virus transmetohet vetem nga pickimi i mushkonjave te infektuara dhe jo nga qendrimi me njerezit e prekur nga virusi. Per kete arsye edhe pse Greqia eshte shume afer me ne dhe se kohet e fundit fluksi i emigranteve qe kthehet ne atdhe eshte i larte rreziku nuk ekziston.
Virusi
Disa dite me pare Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit te Semundjeve ne Greqi ka konfirmuar ne prefekturen e Selanikut dhe zonat perreth dy raste me encefalit qe jane shkaktuar nga virusi i Nilit Perendimor. Kjo gje ka shkaktuar panik ne organet shendetesore ne Greqi te cilet kane marre masa te menjehershme. Ky virus trasmetohet nga nje vend ne tjetrin nga zogjte ndersa njerzit preken nga pickimi i mushkonjave te infektuara. Virusi ne Greqi u shfaq per here te pare ndersa ne disa vende te tjera te BE-se dhe ne SHBA eshte konfirmuar qe ne vitin 1996. Pas konstatimit te 2 personave te prekur nga virusi i Nilit Perendimor ne Greqi nepermjet drejtorit te Politikave Shendetesore Pellumb Pipero reagoi edhe ministria jone e Shendetesise. Pipero deklaroi se rreziku qe ky virus te preke Shqiperine eshte i larte dhe se ministria e Shendetesise po merr masa duke ngritur nje Task-Force per te monitoruar situaten. Edhe dje Pipero tha se ministria e Shendetesise ka dhene udhezime per te gjitha qendrat shendetesore sidomos ato qe ndodhen shume afer me zonat kufitare qe te mos neglizhojne asnje rast por te kryejne kontrolle te detajuara edhe ne qofte se pacientet paraqiten me simptomat e nje gripi te zakonshem apo te virozeve te stines.
Greqi
Tre persona kane humbur jeten ne Greqi per shkak te Virusit te Nilit. Mediat greke raportojne se analizat laboratorike te tre personave qe kane humbur jeten ne Greqi konfirmuan se ata ishin te prekur nga virusi i Nilit Perendimor dhe se ky ishte edhe shkaku qe ata vdiqen. Institucionet greke te shendetesise pas perhapjes se lajmit u bene thirrje banoreve te ruajne qetesine. Sipas tyre situata eshte nen kontroll dhe se nuk ka vend per panik. Ata shprehen se ky virus perhapet vetem me pickimet e mushkonjave dhe se vetem 1 e atyre qe infektohen kryesisht grupmoshat mbi 60 vjec mund te shfaqin probleme serioze shendetesore si meningjiti apo encefalit. Javen e kaluar kane vdekur dy gra rreth te shtatedhjetave te cilat u preken nga melingiti dhe encefaliti semundje qe shkaktohen nga virusi i Nilit Perendimor ndersa 2 dite me pare humbi jeten nje burre 79 vjec i cili vuante edhe nga disa semudje kronike. Cdo dite po konfirmohen raste te reja te prekurish nga ky virus kjo ka bere qe masat kunder tij te shtohen dhe te jene me drastike. Deri tani ne Spitalin Infektiv te Selanikut po marrin ndihme mjekesore 14 persona te cilet vijne nga qytetet fqinje si Janitsa Veria dhe Kilikizi. Pikerisht perhapja e kesaj semundje ne disa qytete fqinje perben nje shqetesim te madh per autoritetet greke te shendetesise pasi virusi po perhapet nga nje zone ne tjetren me ane te zogjve apo mushkojnave infektuese.
Zonat e Liqenit Artificial ne Tirane pushtohet nga plehrat banoret te frikesuar nga shfaqja e epidemive
Kodrat e Liqenit Artificial ketu ne Tirane frekuentohen shume gjate gjithe javes. Aty qe ne oret e para te mengjesit dalin per vrap ose ushtrime te tjera fizike te gjitha grupmoshat nderkohe qe mbasdite keto kodra shfrytezohen per piknik ose momente relaksimi larg zhurmes dhe smogut te Tiranes. Por edhe atje ata ndeshen me shume plehra te hedhura me papergjegjshmeri vend e pa vend qe shkaktojne ere te rende dhe grumbullimin e shume insekteve. Plehrat jane mbetje urbane qe vizitoret kane konsumuar dite me perpara por edhe mbetje inerte. Banoret e zonave perreth akuzojne firmat e ndertimit qe pas hapjes se gropave per ndertimin e pallateve i lene inertet e nxjerra nga keto gropa ne vend. Kjo panorame te shoqeron ne nje pjese te madhe te asaj zone. Edhe prane kopshtit Zoologjik e atij Botanik kemi te njejten situate. Grumbujve te inerteve u ishin shtuar qeset plastike me mbetje urbane. Mushkonjat dhe era e keqe e benin vertet te pakalueshme rruge qe ndodhet shume afer ambienteve te banimit. Shume banore te alarmuar tregojne se e kane te pamundur te hapin dyert dhe dritaret sepse ambientet e shtepise mbushen me mushkonja dhe eren e rende te asaj zone. Banoret tregojne qe jane shume te shqetesuar per femijet e tyre qe kalojne nje pjese te madhe te kohes jashte ambienteve te baneses per te luajtur. Pikerisht keta te fundit jane te ekspozuar ne keto ambiente dhe rrezikojne me shume per tu infektuar. Ne keto dite te nxehta mundesite per epidemi jane edhe me te larta. Banoret u bejne apel instancave kompetente te marrin masa menjehershme per heqjen e mbeturinave nga zonat e banimit.
Ministria e Mjedisit gjobit 365 subjekte ne zonat turistike
Ligji Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta nuk po gjen zbatim ne disa zona turistike ne Shqiperi. Ne kete perfundim ka arritur Drejtoria e Kontrollit te Mjedisit ne Ministrine e Mjedisit gjate kontrolleve te kryera ne disa komuna dhe subjekte ne bregdet nga Saranda ne Velipoje. Shkeljet qe jane konstatuar jane derdhja ne det e ujerave te zeza e inerteve dhe mbetjeve te tjera urbane. Alfred Deshati drejtor i Kontrollit te Mjedisit ne kete ministri u shpreh se inspektoret e mjedisit kane kryer nje sere kontrollesh jo vetem ne zonat bregdetare por ne disa qytete porsa i perket ndotjes nga derdhja e ujerave te zeza si dhe ndotja akustike. Per disa zona bredetare do te kryhet verifikimi ne bashkepunim me inspektoriatin vendor per te pare skemen e shkarkimit ne lejen e ndertimit. Sezoni i 2012 nuk do te kete me probleme me per ndotjen e ujrave te zeza nuk do te kete me ndodtje akustike tha Deshati. Ne 7 qytete jane kryer dhjetera inspektime e per pasoje jane gjobitur disa subjekte dhe 153 te tjereve iu eshte pezulluar aktiviteti. Sipas Deshatit zonat qe konsiderohen me te ndotura gjate gjithe vijes bregdetare ne vendin tone ndodhen ne qytetin e Durresit dhe ate te Vlores por nuk bejne perjashtim dhe disa zona pergjate vijes bregdetare ne veri te vendit ndersa pjesa tjeter e jugut mbetet pa dyshim perla e bregdetit shqiptar. Pjeserisht me e ndotur eshte zona e Golemit dhe zona e Kavajes. Ne Vlore kemi nje ndotje te jashtezakonshme te plazhit perpara se te shkosh ne pjesen e tunelit por vetem kaq shprehet drejtori i Kontrollit te Mjedisit. Deshati u beri thirrje te gjithe bizneseve te marrin masa ne parandalimin e derdhjeve te ujerave te zeza ne det ndryshe ministria e Mjedisit do ti ndeshkoje me gjobe deri ne pezullimin e biznesit. Te njejtin mesazh drejtori i Kontrollit te Mjedisit e dha edhe per pushtetin vendor qe per shkak te veprimeve apo mos veprimeve te tyre jane lejuar keto subjekte te kryejne shkarkimin e ujerave te zeza ne det.
11 Gusht 2010