E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shendetesise gjoba pas kontrollit te auditit

Ministria e Shendetesise ka marre masa penalizuese per rreth 900 punonjes te stafit shendetesor ne te gjithe vendin. Auditi i Brendshem i Ministrise se Shendetesise, gjate 8 muajve te fundit, shtator 2008 - mars 2009, ka kryer 47 kontrolle, te cilat vazhdojne dhe do te shtrihen ne te gjithe spitalet e vendit. Sipas Ministrise se Shendetesise, demi ekonomik i konstatuar ne keto auditime eshte 12 476 000 leke, i cili i eshte ngarkuar per zhdemtim 849 punonjesve te administrates shendetesore. Pas shkeljeve te konstatuara ne keto auditime, jane larguar nga puna 21 persona, duke perfshire drejtore, si dhe punonjes te ndryshem te administrates shendetesore. Burime nga MSH-ja bejne te ditur se aktualisht jane dhene 81 verejtje te ndryshme, ku perfshihen me paralajmerim per pushim nga puna, verejtje, si dhe ulje ne detyre dhe keshillime. Ndersa per 10 persona eshte bere kallezim penal, si dhe 2 dosje te tjera, ku perfshihen drejtues dhe ish-drejtues jane ne proces kallezimi penal. Kurse porsa i perket krizes se medikamenteve ajo do te zgjidhet brenda gjashte mujorit te pare te ketij viti. Te gjitha spitalet rajonale te vendit do te furnizohen me medikamente te cilet per here te pare po tenderohen nga drejtuesit e spitaleve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›