E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket te specializohen, semundjet te trajtohen njelloj

Mjeket shqiptare kane nevoje te specializohen me tej, sidomos ata gjinekologe, pasi eksperiencat e treguara deri me tani kane vertetuar se e njejta semundje kurohet ndryshe ne qytete te ndryshme. Ky fakt eshte bere i ditur nga Ministrja e Shendetesise, Anila Godo gjate kongresit te pare te obstetri-gjinekologjise.

Diagnostikimi

Diagnostikimi dhe trajtimi i pacienteve te vegjel, pikerisht atyre te sapolindur ka qene nje nga pikat me te forta ku ka meshuar edhe kritika e Ministres se Shendetesise, Anila Godo. Kjo e fundit u ka kerkuar mjekeve gjinekologe qe te perdorin te gjithe te njejten menyre trajtimi per te njejten semundje ne te gjithe vendin, dhe kjo te bazohet ne udhezimet e shperndara deri me tani. Ministja Godo tha se ne reformen spitalore, e cila tashme ka filluar, spitalet, duhet patjeter te unifikojne, udhezimet qe perdoren per diagnostikimin dhe trajtimin e pacienteve. "Ne kushtet e realizimit te reformes spitalore behet e detyrueshme qe cdo strukture shendetesore, qe mbulon aktivitete obstetrikave dhe gjinekologjike ne te gjithe vendin te unifikoje qendrimet e saj, me ato te referuara nga qendra. Nje situate e vecante obstetrikave trajtohet ndryshe ne Shkoder dhe ndryshe ne Vlore" ka theksuar Godo. Per sa i perket kongresit te pare te obstetri-gjinekologjise, numri nje i shendetesise e ka cilesuar si nje ngjarje te rendesishme per te ardhmen. "Eshte e tepert te themi qe cdo gje qe ndodh ne shendetesi, eshte e lidhur ne menyre te detyruar me shendetin e mire te nenes dhe femijes, qe do te linde" tha Godo, duke theksuar se impakti pozitiv apo negativ ne shendetin e cdo qytetari eshte tek ajo c'ka ndodh ne kete fushe. Ne kete kongres mjeket shqiptare te specializuar ne gjinekologji, kane shkembyer eksperiencat e tyre me kolege evropiane, per patologji te ndryshme, qe shfaqen ne popullate.

Vdekshmeria

Vdekshmeria foshnjore ne vendin tone vazhdon te jete me e larte krahasuar me vendet evropiane, aktualisht ne 100 lindje 2 bebe humbin jeten perfshire ketu edhe bebet me probleme. Ndersa vdekshmeria amtare eshte ne nivele te paperfillshme 1 ne 10 mije lindje. "Vendi yne ka nje mortalitet prenatal 2 per qind kurse Evropa eshte ne shifrat 1.1 per qind. Mendojme qe me rritjen e nivelit profesional te mjekeve dhe me permiresimin e teknologjise ne Shqiperi te arrijme keto shifra. Me kete mortalitet nuk futen vetem femijet qe jane detyrimisht te jetueshem pas lindjes. Ketu futen dhe femijet qe nuk jane detyrimisht te jetueshem pas lindjes, qe jane femije me anomali", ka pohuar Nikita Manoku, kryetar i shoqates se obstetri-gjinekologjise. S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›